Akuzave e ofendimeve në rrjete sociale kundrejt kolegëve të tyre Ledri Vulës e Gjikos iu dhanë fund, e tani janë fokusuar në punë.
Blunt dhe Real, në profilin e tyre në Instagram publikuan një varg videosh ku paralajmërojnë publikimin e dy albumeve.
Edhe në këto video ata e quajnë veten legjenda, ndërsa kanë xhiruar edhe prapaskenat e klipit të tyre “Qika jem”, ku pati edhe skena eksplicite.
Koncepti i klipit përfshinë dy vajza që vallëzojnë në ambientet e një banjoje ndërsa që të dyja kanë lëvizje eksplicite me “twerk” (vallëzim me të pasme) dhe me veshje jo konvencionale. /Prive.al