Blunt dhe Real nuk po ndalen.
Dy reperët që janë shndërruar në temë diskutimi me ofendimet në rrjete sociale e diss-at në këngë, kanë goditur sërish Gjikon, kolegun e tyre të shndërruar në halë në sy.
Kësaj rradhe, pa fjalë e pa video por përmes një fotoje.
Në imazhin e postuar në rrjete sociale, Gjiko shihet montazhë në një trup kamarieri teksa dy djemtë, Blunt dhe Real i kërkojnë porosi një sendviq.
Dje, Blunt pretendoi se Gjiko dikur ka shitur sendviqë në Tetovë, për të punuar më pas si dentist në Prishtinë, përpara famës. Edhe sikur të jetë e vërtetë, se kuptojmë cfarë të keqe ka këtu? /prve.al