Blini bikini të reja sa herë vje vera, mirëpo kjo aktore e njohur ka vite që vesh të njëjtat

By

Ne gjithmonë mund të mbështetemi te Sarah Jessica Parker për të marrë një një mësim të rëndësishëm stili, pavarësisht nëse ajo është në tapetin e kuq apo po kryen punë të ndryshme në atlete.

Klasa e sotme e modës zhvillohet në plazh, ku Parker po demonstron një mësim të rëndësishëm veror: Investoni në një rroba banje cilësore që mund të vishni vit pas viti pas viti!

Gjatë fundjavës, SJP u vërejt në Hamptons duke veshur një palë bikini të zeza Malia Mills (365 dollarë). U dukën të njohura,  sepse ajo i veshi ato në Montauk përsëri në vitin 2014, përsëri në 2015 në brigjet e Ibiza, dhe përsëri në Montauk në vitin 2018.

Tani është e vështirë të dihet nëse Parker ka veshur të njëjtën rroba banje apo nëse ajo vetëm tiblen të njëjtat nga Malia Mills çdo verë. Por ato rroba banje janë të njohura për cilësinë e lartë dhe dizajni ka një siluetë të përjetshme me mbulim të moderuar që nuk do të dalë kurrë jashtë stilit.

Burimi: Health.com

Artikuj të ngjashëm