Këngëtari Blero Muharremi, rigjeti qetësinë shpirtërore në rrethin privat tashmë kur ka rregulluar relacionin me Afronën por kjo nuk e ka penguar të shpall një tjetër ‘luftë’ të hapur.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka treguar për suksesin e këngës së re, që për 12 orë ka arritur 250.000 shikime.
Në shkrim ai ka thumbuar siç i ka quajtur në thonjëza ‘kolegët’.
Skom nevoj per postime te ni kallabllak “kolegve” me bo suport, se i kom masen qe e bojne suport pa i jep zor hic !!! ???. Faleminderin i takon Allahut dhe Fansave te mi ??? JU DUA – ka deklaruar Blero.
Kujtojmë se këngët e fundit të Bleros kanë pasur klikime nën mesataren e kolegëve por interesimi për ‘A thu’ u rrit me thashethemet se mund t’i dedikohej Afronës, siç ndodhte dikur me ‘NUN’ për Teutën. /Prive.al/