Blero surprizë gjigande Afronës, edhe Tara prezente (FOTO)

By

Ditëlindja e saj ishte nj arsye e madhe për të festuar. Dhe për një vajzë të famshme e të bukur si ajo, do rezervohej surpriza më e bukur nga njeriu i zemrës.

Modelja Afrona Dika, mbushi të mërkurën 25 vjet, ndërsa për të nuk kishin të ndalur befasitë nga i fejuari i saj, këngëtari Blerim Muharremi, i cili edhe vet para pak ditës, në një festë madhështore festoi 39 vjetorin e lindjes.

Ndërsa, për dashurinë e tij ishte kujdesur maksimalisht që ta bëjë të bukur mbrëmjen e ditëlindjes, në mes dhuratash e lulesh e po ashtu, pjesë e kësaj feste ishte edhe Tara, vajza e tij e vetme nga martesa me aktoren Teuta Krasniqi.

Blero i kishte blerë Afronës 101 trëndafila të kuq, të kombinuar me të bardhë ku ishte shënuar mosha e saj, ndërsa Afrona, ishte e kuruar në çdo detaj për këtë ditëlindje, që nga flokët e deri tek aksesorët.

Dhe për fund, ata të dy nuk i kursyen fjalët e bukura për njëri tjetrin në rrjete speciale, duke shprehur dashuri në infinit dhe duke treguar se sa shumë duhen. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm