Fotot ku Afrona shfaqej si nuse e Blero i veshur në kostum dhëndërrit ngjallën shumë diskutime.
U mendua se çifti kurorëzoi dashurinë me martesë e madje vërshuan edhe urime të shumëta.
Por, e gjithë kjo rrëmujë mediatike kishte të bënte me një reklamë e cila tashmë është publikuar.
Aty çiftin shihen ‘para altarit’ teksa Blero fshin djersët në momentin kur jep betimin që do jetë me Afronën derisa vdekja t’i ndajë.
Mbetet të dëshmohet nga koha nëse parashikimi i Zonjës Meri dhënë në NIN të Klan Kosova se Bleron e pret martesa e vërtetë në vitin 2016 do realizohet. /Prive.al/