Këngëtari i njohur, Blero, vazhdon ende të mbetet një ndër emrat më të lakmuar në showbizin shqiptar në aspektin profesional dhe gjithashtu edhe në atë personal.
Së fundmi ai ka marrë rrugë drejtë Stokholmit me mikun e tij biznismen Besim Peci.
Ky rrugëtim ka të bëjë me çështje pune, por kësaj rradhe jo për ndonjë këngë të re.
Sipas informacioneve të prive Blero do të jetë imazhi për ballkan i një kompanie të madhe ndërkombëtare.
Detajet mbi kompaninë që e kanë zgjedhur Bleron si imazh, dhe koncepti i fushatës publicitare të kompanisë, mbeten të rezervuara për publikun. /Prive.al/