Sonte, Blero ishte i ftuar në emisionin NIN për të sqaruar në pjesën e dytë më shumë mbi projektet e reja në karrierë.
Bashkë me Prygon dhe Ukin në njërën anë si pronarë të ‘Royal Music’ që derivon nga ‘Elephant’ i dikurshëm dhe Tringa Kay si artiste e kompanisë ‘Mish Mash’, këngëtari i shumë përfolur për jetën e tij vulosi faktin që 2017-ta do jetë mjaft e mbushur me risi në planin profesional.
Por, edhe jeta private e tij mbeti pashmangshëm e trajtuar.
Në pjesën e fundit, Blero deklaroi se realisht, gazetarët nuk dinë shumë nga jeta e tij private dhe pjesa që e njohin, paraqet atë që ai nuk do donte që ata ta dinin.
I komplimentuar për sinqeritetin e tij, ai mori shembullin e Adelina Ismailit të cilën siç edhe deklaroi, e ka pëlqyer gjithmonë.
‘Shembull Adelina Ismaili. Qysh u kon mas kamere u kon edhe para kamere. Për këtë arsye e kanë dashtë edhe publiku’ – deklaroi këngëtari.
Intervista e plotë me ekipin në videon e mëposhtme. /Prive.al/