Ndodhen në pushime ne njërin prej vendeve më të bukura në botë, në Afrikën e Jugut. Dhe dyshja e njohur Blerim Muharremi e Afrona Dika, i kanë mbajtur të përditësuar ndjekësit e tyre me imazhe nga këto pushime.
Këngëtari i famshëm është fans i zjarrtë i Barcelonës dhe po të mos ishte edhe Afrona, me siguri se në shtëpi do plaste sherri!
Por edhe e fejuara e tij modele, është tifoze e klubit katalunas të futbollit dhe kjo i ka bërë raportet më të lehta për ta.
“Gruaja Barça, Çika Barça, unë Barça. Familje Barça”, ka shkruar Blero në Profilin e tij në Instagram, ku Afrona shfaqet me kapelën e Barcelonës në kokë. /Prive.al