“Ta ha gojën” dhe “#1 her” ishin dy projekte muzikore që sollën në duet Bleron dhe Ukin.
Por, nëse menduat se me kaq ka përfunduar, e keni gabim.
Dyshja kanë udhëtuar drejt Turqisë ku edhe po xhirojnë skenat e klipit të këngës së tyre të radhës, derisa bashkë ndanë edhe një imazh nga atje.
“Së shpejti” shkruan ata, duke mos zbuluar më shumë detaje.