Blero dhe Afrona i japin fund pushimeve të tyre!

By

Çifti i njohur i skenës tonë, Blero dhe Afrona Dika, tash e disa ditë po qëndronin në SHBA, udhëtim të cilin njëherit këngëtari në fjalë po e shfrytëzonte edhe për punë.

Ai ishte prezent me mbrëmje muzikore në disa shtete të ndryshme teksa pothuajse në çdo vend gjeti edhe kohë për të shijuar bukuritë që i ofroheshin aty.

Por, këtyre ditëve pushimi e qejfi duket se i erdhi fundi pasi artisti u pa të publikonte disa fotografi tek të cilat shihej se ata morën rrugën për Europë duke u rikthyer kështu, Blero në Kosovë teksa Afrona në Zvicër.

Duket se kjo ‘ndarje’ e preku thellë të dashurën e artistit e cila menjëheë publikoi një fotografi ku u shpreh se po i mungon ai menjëherë. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm