Ajo vazhdon të mbetet një ndër emrat më të kërkuar të skenës muzikore shqiptare e gjithashtu edhe nëpër revista, shfaqje televizive dhe intervista të ndryshme.
Para pak kohësh ajo provoi të krijojë karrierën e saj edhe jashtë kufijve shqipfolës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku rezultoi mjaft e suksesshme. Mirëpo kohëve të fundit ajo ka marë vendimin të kthehet në Shqipëri ku do të rikthehet me këngë dhe projekte të reja.
Bleona vazhdimisht na tregon se vitet nuk i lënë shenja aspak bukurisë dhe linjave të saj. Në fotografinë e fundit të postuar në profilin e saj në Instagram, ajo paraqitet me një pamje “Hot” nga qyteti i bukur i Romës ku duket për mrekulli./prive.al/