Para ardhjes në Kosovë, Gashi ka diçka për të thënë (FOTO)

By

Kushdo që e ndjek reperin Gashi në Instagram e di se për vite të tëra ai orvatet me pyetjen – sa mijëra vetë do vijnë në koncertin tim në Kosovë?

Pas shtyerjeve të njëpasnjëshme, më në fund, ardhja e Gashit në vendin e origjinës ka një datë!

Me 11 Gusht, ai do të performojë në Gërmi në kuadër të ‘Sunny Hill Festival’, siç është bërë e ditur edhe zyrtarisht nga organizatorët e festivalit.

Para ardhjes, ka qenë vetë Gashi ai i cili i ka ndarë emocionet e tij në Instagram përmes një postimi ku shprehet: ‘Nuk po më besohet që më në fund po kthehem në Kosovë pas gjithë këtyre viteve’.

S’na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë mirëseardhje reperit të njohur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm