Bleona pozon e zhveshur, ka një mesazh për paparacët

By

Bleona Qerreti asnjëherë nuk është frikësuar të pozojë e zhveshur, edhe pse shpesh herë u kritikuar.

Këngëtarja shqiptare që disa vite jeton në Amerikë për të zhvilluar karrierën e saj, të njëjtën gjë e bëri edhe së fundmi.

Ajo postoi një foto në Instagram ku shihet e zhveshur teksa ishte ulur në një anije, veç se gjoksin e mbuloi me emoji në formë të zemrës.

Me të postuar imazhin, Bleona pati një mesazh për paparacët por edhe për ata që do bënin pyetje si: ‘Kush të ka forografuar’.

‘Mesazh për paparacët:  Unë kam punuar shumë gjatë jetës time për të qenë e lirë dhe e pavarur nga dikush apo ndonjë gjë. Paguaj një çmim të lartë për të, unë jetoj vetëm, ha vetëm, fle vetëm. Pra nëse mendoni se mund të hiqni të drejtën time për të pasur guxim dhe liri, për të marrë një ngjyrë të mirë në plazh, jeni gabim. Ky është trupi im i vërtetë. Ndaloni shitjet dhe t’i bëni me photoshop’, shkroi ajo.

Artistja poashtu vazhdoi duke thënë: ‘PS: Ju lutem kurseni pyetjet e tipit “kush ta beri photon” se nuk jam me gomone…. ka nje staff qe kujdeset për mua ne barke dhe me gjithe deshiren e madhe, akoma nuk kam license for boats’.

Bleona pak javë më parë solli projektin e ri ‘I Don’t Need Your Love’ me një klip super-seksi./Prive.al

Artikuj të ngjashëm