Bleona Qereti ka paralajmëruar fansat e saj se po përgatit diçka për ta.
Këngëtarja që ka kohë pa publikuar një këngë të re, ka bërë një lëvizje në këtë drejtim dhe ndoshta më në fund po planifikon lansimin e ndonjë projekti.
Qereti ka shkruar në profilin e saj në Instagram se diçka e bukur po vjen, ndërsa bën tag edhe fansat e saj nën shprehjen “bleonaires”.
“Rrini me mua, gjëra të bukura po vijnë”, ka shkruar Bleona. /Prive.al