Këngëtarja Bleona e cila është e angazhuar në një program televiziv në Shqipëri, së fundmi po qëndron në Kosovë.
Ajo është mysafire në shtëpinë e një prej politikanëve më të njohur kosovar, ish-Kryeministrit Haradinaj.
Ka qenë Bleona ajo që ka postuar fotografi me ish-Kryeministrin dhe bashkëshorten e tij, Anitën.
“Dje, sot, përgjithmonë” – është shprehur Bleona referuar miqësisë me Anitën teksa në fotografinë e saj me Ramushin, shkrepur nga Anita, liderin e AAK-së e ka cilësuar “më të mirin prej krejtve”. /Prive.al