Gazetari i njohur shqiptar Blendi Fevziu, është baba i dy vajzave dhe atij i shkon më së shumti për shtati kënga e motrave Libohova, ‘Kush ka vajza botën ka’.
Ai është ndër moderatorët më të njohur të trojeve shqiptare, dhe si udhëheqës i emisionit ‘Opinion’ në TV Klan të Shqipërisë, ka një agjendë të ngarkuar.
Por familja për të vije në rend të parë, e sidomos kur vjen puna te pushimet verore.
Blendi po kalon këtë kohë me familje, dhe vajzën e tij të vogël Alis po e argëton pa masë.
Në profilin e tij në Facebook, si rrallë herë, ai ka publikuar një imazh me vajzën e vogël, të cilën e mbanë hopa mbi ujë.
Ky moment i prezantuar përmes shkrepjes së një fotografie, është dëshmia më e mirë e lidhjes shpirtërore që ai ka me Alisin. /Prive.al