As ikona e modës, Blake Lively nuk mundi t’i rezistojë magjisë së fustaneve të Teuta Matoshit.
Aktorja me datë 25 gusht mbush 33 vjet, mirëpo ka nisur festën për fundjavën e ditëlindjes.
Në disa postime në llogarinë e saj në Instagram, ajo shfaqet e veshur me fustanin duke bërë rrotullime shumë e lumtur teksa prezanton modelin që ka zgjedhur.
Si zakonisht, veshja e saj u kompletua me këpucë nga Christian Louboutin dhe diamante nga Lorraine Schwartz. /Prive.al