Gjatë qëndrimit të fundit në shtetet arabe, biznesmenit kosovar Skënder Pagarusha, policia e Maqedonisë, i ka konfiskuar të mërkurën në aeroport 6 kilogramë ari.
Ndonëse nuk është hera e parë që biznesmenit të njohur i konfiskohet ari, ku muaj më parë e njëjta gjë i ndodhi edhe në Kroaci por pas argumentimit të dokumentacionit atij iu kthye mbrapa ari i konfiskuar.
Pasi që kemi siguruar fotot nga rrjetet sociale ku shihet biznesmeni Pagarusha në aeroport bashkë me arin e konfiskuar, nuk dihet nëse policia atje i ka kthyer atij prapë mallin.
Megjithatë, krahas udhëtimeve dhe bizneseve që ai po bën në disa vende të botës, Pagarusha njihet edhe si një nga humanistët më të mëdhenj në Kosovë. /Zhurnal.mk