Janë të sigurt që kënga që do e publikojnë sot, do jetë “boom” i ditës.
Aq sa reperët Ledri Vula e Noizy, duan t’i lënë fëmijët pa mësim me “vullkanin” e tyre muzikor.
Dyshja e famshme, e ka gati bashkëpunimin dhe e tëra që ka mbetur është të vendoset një orë e caktuar e publikimit.
Dhe kjo është diskutuar mes Noizyt e Ledrit në Whatsapp, ku ata flasin se kur do e lansojnë, ndërsa Noizy është ai që pretendon se kënga e tyre do i lërë shkollat pa orë mësimi.
Ledri e Noizy ka ditë që kanë paralajmëruar këngën e përbashkët, ndërsa edhe klipin e kanë kryer në Berlin.
Noizy e Ledri, janë dy reperë që dikur iu takonin dy labelave të ndryshëm dhe ishin rivalë të përbetuar mes vete.
Noizy OTR e Ledri Baba Stars, ishin tejet armiqësorë e madje kishin pasur edhe përleshje fizike në mes vete, siç ndodhi atëherë në aeroportin e Cyrihut.
Ndërsa tani, ata janë miq dhe këtë e kanë thënë shpesh në rrjete sociale ku shihen në prani të njëri tjetrit, e më në fund ata po sjellin edhe një këngë bashkë, që që është pritur gjatë nga ata që ua adhurojnë muzikën. /Prive.al