Andi tash e mbi një javë po mungon në “Përputhen”.
Fillimisht u tha se lidhet me probleme me shëndetin e më pas u bë e ditur se ai nuk po i përgjigjet produksionit sepse ka “hatërmbetje”.
Kjo ka bërë që Tea të përfundojë në pozitën e spektatores në program në mungesë të Andit.
Përmes Instagramit, e pyetur nga fansat, ajo ka bërë të ditur se nuk do të qëndrojë në program nëse nuk kthehet Andi.
Gjithashtu, ndjekësit i kanë kërkuar një shkrepje nga biseda e fundit me të, të cilën Tea e ka nxjerrë.
Në bisedë, shihet ajo teksa i kërkon që “t’i flasë Eminit” me gjasë të mërzitur nga mungesa e tij. Kjo dozë humori lidhet me afërsinë e llojit “bromance” që ndjekësit e programit kanë spikatur që në fillimet e programit mes dy djemve.
Të paktën për Eminin, Tea nuk ka përse të xhelozojë. /Prive.al