Dy fëmijët e këngëtarit ferizajas, Labinot Tahiri, kanë ditëlindjen.
Binjakët e tij, Edi dhe Zakna, kanë mbushur 10-të vjeç dhe babai i tyre i ka uruar të dy përmes një publikimi në Instastory.
Këngëtari që ka nisur rrugën e politikës duke zënë edhe ulëse deputeti në Kuvendin e Kosovës, ka shkruar e shpreson që fëmijët e tij ta duan njëri tjetrin dhe njerëzit e tjerë gjithmonë.
Ndërsa, binjakët që kanë ditëlindjen, kanë pozuar bashkë në një fotografi nga festa e organizuar për ta, në një hapësirë luksoze. /Prive.al