Gjatë javës së kaluar ai lansoi këngën e tij të re solo.
Projekti i ri muzikor i Blerim Muharremit, kishte melodi latine dhe një klip tejet sensual që përçonte shumë romancë.
Dhe kënga e Bleros i dedikohet pikërisht të fejuarës së tij, Afrona Dikës me të cilën po ashtu para ca ditësh, patën një krizë në lidhje.
Por dyshja e tejkaloi edhe një tjetër dramë në romancën e tyre e tani janë në rregull.
Këtë javë në Prive, Blero flet për këngën e tij të re të cilën tha se ia dedikoi Afronës. /Prive.al