Billie Eilish takoi ‘fansin’ e saj, presidentin amerikan

By

Billie Eilish dhe Finneas janë takuar me Presidentin amerikan, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Artistët u ftuan së bashku me prindërit e tyre, të takoheshin me presidentin pas mbështetjës së tyre për Biden gjatë zgjedhjeve të vitit 2020 në ShBA.

Duke ndarë një foto të presidentit me Eilish dhe Finneas, llogaria zyrtare e Biden në Instagram shkroi: “Kur dëgjova që miqtë e mi @billieeilish dhe @finneas ishin në qytet për një shfaqje, e dija se duhej t’i ftoja në Shtëpinë e Bardhë”.

Ndihmës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Kevin Munoz, i tha Bloomberg se familja Biden “kanë qenë prej kohësh fansa” të Eilish dhe vëllait të saj.

Artikuj të ngjashëm