Tashmë i njohur në publik brendi i bikineve VALenTINA sapo ka lansuar në treg edhe koleksionin e parë për këtë vit.
Seti i fundit i fotografive nga fotografi i mirënjohur shqiptar Juxhin Kurti dhe modelja Franceska Rrustemi me një glam nga Vlora Dalipi, që të gjithë me famë jashtë kufinjëve shqiptarë kanë sjellë çdo detaj nga bikinet e fundit.
Ajo që po bën kurioz të gjithë është modeli që përmban logon e VALenTINA por e cila është e punuar me dorë nga ari i vërtetë 14k në Prishtinë.
Kjo pllakë nga ari mund të përdoret pastaj edhe në aksesorë qafe apo dore në momentin kur bikinet nuk mund t’i veshni më.
Bikinet nga ari duhet porositur veçmas sepse është koleksion i limituar vetem në 3 dhe çmimi i tyre rritet varësisht nga pesha e arit që mund të përmbajnë ato.