Big Basta, i prerë kundër dhunës ndaj fëmijëve

By

Që prej mbrëmjes së djeshme kur emisioni investigativ STOP në televizionin Klan publikoi një material të tmerrshëm ku një fëmijë tre vjeç rrahej nga administratorja e kopshtit, në Shqipëri ka shpërthyer një debat i madh.

Shumë faqe e komente negative kanë vërshuar rrjetet sociale kundër asaj që po konsiderohet si gruaja më e urryer në Shqipëri.

Sot, kur ngjarja po mësohet edhe më qartë ata që kanë reaguar ashpër kanë qenë edhe artistët. Big Basta që vetëm pak javë më parë u bë vetë baba për herë të parë i është bashkangjitur reagimeve të çdo njeriu normal me një mesazh të prerë.

‘Mos guxo të ma dhunosh fëmijën tim’ – është mbishkrimi i reperit në foton ku tregon gishtin e mesit.

E tmerruar nga ngjarja e dhunimit të djaloshit tre vjeç ka mbetur edhe këngëtarja Ingrid Gjoni që ka uruar kalbje në burg për administratoren që dikur ishte fytyrë e një prej ekraneve të tipit all-news në Shqipëri.

Artikuj të ngjashëm