Njëri prej producentëve më të mirë shqiptar, së fundmi është shpërblyer me çmim nga YouTube.
Big Bang i cili qëndron në krye të studios së njohur muzikore Redbox Entertainmet, me krijimet e tij për shumë vite me radhë për artistë të mëdhenj, ka bërë që kanali i tij zyrtar të arrijë më shumë se 1 milion abonentë.
Ai mori çmim pikërisht për arritjen e këtij numri dhe këtë e bëri të ditur përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram.
“Faleminderit per krejte ata qe na kan perkrah prej dites se pare. Kjo na motivon shume Mu edhe krejte @redboxent team me punu edhe me pru gjana te reja per juve”, ka shkruar ai.
Nëse nuk e dini, Big Bang qëndron prapa mega-hitit “Zemër” të Dhurata Dorës në duet me reperin algjerian Soolking – projekt i cili theu rekord këtë vit me arritjen e klikimeve duke shkuar deri mbi 260 milionë në YouTube.
Përveç këtij krijimi, ky producent realizoi hite gjatë kësaj vere ashtu siç ka bërë edhe viteve të kaluara duke shtuar çdo ditë e më shumë numrin e abonentëve!/Prive.al