Këngëtarja Beyonce po shijon suksesin e albumit të zhanrit ‘country’, “Cowboy Carter” duke kaluar javën e dytë radhazi në pozitën numër 1 në Shtetet e Bashkuara.
Albumi “Cowboy Carter” gjeneroi 125.500 shitje brenda javës dhe 133 milionë transmetime, duke lënë pas në vendin e dytë “Might Delete Later” të J. Cole.
J Coli gjeneroi 115.000 njësi të fituara dhe 138 milionë transmetime.
Ndërkohë vendi i tretë u zu nga Tomorrow X Together me albumin e tyre “Minisode 3: Tomorrow” që siguroi 107.500 shitje.
Beyonce bëri bujë me përfshirjen e saj në muzikën ‘country’ duke u përballur me një sërë kritikash, teksa ka zbuluar se arsyeja e këtij eksplorimi mbetet një performancë e dikurshme, ku ajo ka thënë se “nuk ishte ndjerë e mirëpritur” duke iu referuar shfaqjes në CMA Awards 2016 bashkë me Dixie Chicks.