Këngëtarja e famshme amerikane Beyonce, sot lanson në platformën Netflix filmin e saj dokumentar.
Bëhet fjalë për filmin “Homecoming”, që i dedikohet popullit të saj me ngjyrë, ndërsa e tërë ngjarja është gjysmë koncert e gjysmë film dokumentar.
Ajo në filmin e ri ka paraqitur momente nga festivali Coachella në Shtetet e Bashkuara, ku vitin e kaluar performoi dy net rresht albumin e saj të ri që e publikoi si surprizë për fansat.
“Homecoming: A film by Beyonce”, është lansuar këtë të mërkure ndërsa filmi është përmbushja e ëndrrave dhe e shpresave të paraardhësve të saj me ngjyrë.
Këtë film Beyonce e ka publikuar edhe në platformën e bashkëshortit të saj Tidal, megjithatë filmi është prodhim i Netflix.
Këngëtarja vitin e kaluar në festivalin e njohur Coachella, pati bërë historinë duke u bërë artistja e parë me ngjyrë që zë vendin kryesor në këtë ngjarje kulturore në SHBA. /Prive.al