Beyonce nënshkruan marrëveshjen 40 milionëshe

By

Këngëtarja e famshme botërore, Beyonce, nuk po ndalet sëprodhuari krijime artistike.

Ajo tash ka nënshkruar marrëveshje për tri projekte me Netflix që asaj do t’i sjellin përfitime prej 60 milionë dollarësh, përcjellë Klan Kosova.

Fillimisht është dokumentari i Coachellas, “Homecoming” që u lansua më 17 prill në platformën e njohur.

Edhe HBO kishte mundësinë e nënshkrimit me Beyoncen, por Netflix arriti që të bindë këngëtaren falë ofertës më të mirë.

Adhuruesit mund të presin edhe më shumë nga mbretëresha Bey.

Variety raporton se audio nga albumi i saj vizual “Lemonade” do të jetë po ashtu shumë shpejt në dispozicion të adhuruesve dhe atë nga 23 prilli.

Artikuj të ngjashëm