“Beteja” e Albëries, “për kolegët e jo për vete”

By

Shumëkush është habitur kur ka parë këngëtaren Albërie Hadërgjonaj të përfshihet në përplasje e të humbasë qetësinë në dy ditët e fundit.

“Beteja” e saj me “Arkiva Shqip”, kompaninë që menaxhonte prezencën në rrjet prej shtatë vitesh është shkaku i tensionimit të këngëtares.

Arsyet që cekë Albëria janë “pirja e gjakut”, një shprehje figurative për shfrytëzimin e artistëve nga “Arkiva Shqip” siç thotë këngëtarja.

E njëjta situatë sot u vërejt edhe në përballjen e dy palëve në Top Channel.

Teksa këngëtarja e njohur i quajti “plehra” stafin e kompanisë, një gjë tjetër la përshtypje.

Hadërgjonaj, nënvizoi se betejën nuk e ka për vete por për të tjerë kolegë të saj në mënyrë që të “mos e pësojnë njëjtë”.

Këngëtarja e shumë hiteve që është edhe shtetase amerikane qysh në fillim të përplasjes paralajmëroi angazhimin e avokatit të saj teksa kompania në fjalë, sjelljen e këngëtares e ka konsideruar si “tentim për shantazh”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm