Besniku dhe Jonida do të martohen së shpejti, shfaqen të dashuruar si asnjëherë më parë

By

Jonida Vokshi në qershor të këtij viti, zbuloi në emisionin Xing me Ermalin se është e lidhur me një djalë nga Kosova.

Dhe ai është producenti e aktori Besnik Krapi, me të cilin Vokshi ishte njohur në setin e xhirimeve të serialit “O sa mirë” vjet më parë.

Ajo kishte vendosur që të kenë një kujtim të bukur së bashku në ekran, duke e pyetur të fejuarin për veten direkt në emision, madje duke i kërkuar dhe një puthje në buzë. Që të dy kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale çaste nga montazhi i intervistës, në të cilën ata japin lajmin se kanë vendosur të martohen në muajin shtator.

Moderatorja, krahas videos që ka publikuar në “Instagram”, shkruan se më në fund i ka ardhur rasti që ta vërë në siklet partnerin e saj. Ndërkohë, vetë Besniku zbuloi se i ka ndërprerë disa herë xhirimet e intervistës prej sikletit nga pyetjet e tipit “A do doli nusja siç e prisje?” Ai postoi një video, ku shfaqej duke u puthur me “ma të bukurën prej t’bukurave”, siç e cilëson ai partneren e tij, Jonidën.

Në eventin e fundit të “Prifest”, ata bashkëpunojnë si producenti me moderatoren. E pikërisht nga arena e këtij eventi, Jonida postoi një video në Instagram.

Ajo shihet shumë e lumtur duke vrapuar shkallëve dhe duke lozur me fustanin e saj, kurse Besniku që qëndron i ulur duke buzëqeshur dhe admiruar nusen e tij të ardhshme. /Prive.al

View this post on Instagram

To be continued… @besnikkrapi ❤️

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

 

 

 

Artikuj të ngjashëm