Besi reagon i habitur nga Ermali: ‘E preu në montazh…’

By

Pas shkrimit të mbrëmshëm të Ermal Mamaqit në reagim të deklaratës së Bes Kallakut, ka folur edhe ky i fundit.

Përmes një postimi të gjatë sqarues, ai ka shprehur habinë për këtë reagim të Ermalit sepse sipas tij, asnjëra prej fjalive që kishte thënë nuk do të duhej të ishte befasi për të.

‘Shokut tim Ermalit, batutën unë kam qejf me bo humor kurse Ermali do me bo biznes ia kam thënë në emisionin e tij ‘Xing’ kur isha i ftuar edhe pse e preu në montazh. Këtë herën e dytë, kemi folur në telefon një ditë pasi ishte regjistruar ‘Shiko kush Luan’ dhe i kam thënë në tel thash këtë gjë për ty, je më i mirë se unë në biznes por jo më humorist se unë. Me të qeshur dhe urime mbyllem tel me njëri-tjetrin’ – deklaron mes tjerash Besi.

Tutje, humoristi i njohur ka deklaruar se e ‘vret fakti që tani bëhet që gjoja gjërat po dëgjohen për herë të parë’.

Reagimi i plotë i Besit, më poshtë. /Prive.al

 

View this post on Instagram

 

Meqe u bo kaq e madhe, pa asnje qellim te keq nga ana ime. E meqe edhe mu po me shkrujn yyyyyyy ca kishte shkrujt Ai ashtu per ty e ca kishte thon per ty. 2 sqarime te vogla. Ences i kerkova ndjese per batuten direkt sa kishte dale ne portale. Por zgjodhi kte menyren tjeter te pergjigjes. Mgjs e vlersoj personalisht per cfare ka arritur dhe skam pas kurre asgje me te e me askend. E dyta, shokut tim Ermalit kete batuten “un kam qef me bo humor kurse Ermali do me bo biznes” ja kam thene ne emisionin e tij “Xing” kur isha i ftuar edhe pse e preu ne montazh. Kete heren e dyte, kemi folur ne tel 1 dit pasi ishte regjistruar “Shiko kush luan” edhe i kam thene ne tel, o lok thashe kete gje per ty, je me i mire se un ne biznes por jo me humorist une. Me te qeshur dhe urime mbyllem tel me njeri-tjetrin. Tani kur gjerat shiten sikur nuk dihen edhe po i degjojm per here te pare kjo me vret. Ne krejt karrieren time skam bere asnje hap duke ofenduar kend, duke kerkuar pritagonizem ne “skandale” portalesh apo duke mohuar punet e te tjereve. As nuk dua te konkuroj me askend, ne fund publiku eshte ai qe jep vlersimin. Suksese secilit ne punen e tij sepse as nuk e mendova qe behej nje vorbull e tille. Kushdo qe do ta shfrytezoje kete gje per ti shtuar kureshtjen punes se tij mbare i shkofte edhe u befte me i madh se Zamiri e Vasili. Respekt. Un dua ti ngjaj Ijes time dhe dua te jem gjithmone Besi qe jam. Qellimi im eshte te mbajm sa me gjate Qendren Vullnetare ne Bubq ku kemi fiks 30 dite qe me shpirt mundohemi per ti sherbyer bashkfshatareve te mi pas asaj fatkeqsie. Shifra e vetme qe dua te arrij eshte ndertimi i sa me teper shpiave ne Bubq. Zoti ju rujt. 🙏.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Artikuj të ngjashëm