Besi e Xhensila nisin muajin e mjaltit në një destinacion magjik (FOTO)

By

U martuan nën vëmendjen e pandërprerë të publikut, me një ceremoni madhështore sikur të princërve e princeshave në përralla.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj e aktori Bes Kallaku, i dhanë betimet njëri tjetrit pranë altarit duke i kushtuar rëndësi cdo tradite në dasmën e tyre.

Pasi i premtuan njëri tjetrit dashuri të përjetshme, ishte koha që edhe hapin e fundit ta bënin: të shkonin në muajin e mjaltit ashtu siç e do zakoni.

Ndonëse në një intervistë për Prive në ditën e dasmës Xhensila tha se nuk e kishte menduar destinacionin, tashmë ata janë nisur.

Vendi është thjesht magjik, sikurse edhe dasma e tyre.

Besi e Xhensila zgjodhën të shkojnë në ishujt Maldive e të jenë mysafir të hotelit “Four Seasons”.

Xhensila ka publikuar fotografi nga atje, siç edhe premtoi para mikrofonit të Prive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm