Labi organizon edhe një dasmë për shoqërinë, kështu po duket ambientI (FOTO)

By

Dje e mori nusen nga Prishtina e e dërgoi në Pejë me tren. Treni ishte diçka e pazakontë, por ai nuk iu shmang tradicionales e të zakonshme sa i përket atij zakonit që kërkon ta marrësh nusen nga shtëpia e ta dërgosh tek familja jote.

Moderatori Labinot Krasniqi, dje organizoi një dasmë për familjarët e tij, ndërsa sonte ai ka përgatitur një dasmë ekskluzivisht për shoqërinë e tij.

Në një ambient të dekoruar si gjithnjë, mahnitshëm nga “Grand Decor”, Prive që po përcjellë nga afër këtë aheng, merr vesh se 70% e pjesëtarëve të estradës janë të ftuar aty, ndërsa për argëtimin e mysafirëve, do kujdesen Dani, Shkurte Gashi e NRG Band.

Kjo natë do jetë e gjatë, e sigurisht me atmosferë elektrizuese, duke pasur parasysh që të gjithë njerëzit e qejfit e sevdasë janë ftuar aty. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm