Pas muajsh të tërë spekulimesh se çifti i famshëm Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezai po presin një fëmijë, e konfirmuan vet të dielën se po bëhen prindër.
Dyshja e treguan lajmin e gëzueshëm se bebja po vjen përmes fotografive në rrjete sociale, por jo edhe gjininë e foshnjës.
Duket se Xhensilës do i plotësohet dëshira për të pasur një vajzë, sepse çifti me shumë gjasë po presin t’iu vijë në jetë një vogëlushe.
Këtë e ka zbuluar pak a shumë miku i vjetër i Besit, Florian Binaj që në imazhin e çiftit ku kumtohej lajmi ai ka komentuar: “Ardhtë e bekuar”, që jep indikacione se ai e di gjininë e bebes tashmë. /Prive.al