Besa reagon për dhunën ndaj grave: “Kur do të ndalojë kjo kasaphanë shtazarake?”

By

Këngëtarja shumë e dashur Besa Kokëdhima ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram për kryetitujt që përmbajtje kanë dhunën dhe vrasjen e grave.

Në prag të asaj që do të jetë dita e gruas më 8 mars, Kokëdhima është shqetësuar nga ngjarjet e fundit të dhunës dhe vrasjes në familje.

Ndër postime të shumë në Insta Story, ajo shkruan:

“Vetëm një burracak dhunon! Vetëm një krijesë monstruoze vret një qenie më të dobët, vetëm një  pashpirt vret nënë e fëmijëve të vet.” – duke vazhduar më pas, “Tragjedi! Kur do të ndalojë kjo kasaphanë shtazarake. Nuk ka debat, nuk ka arsye të mund të justifikojë vrasjen! Mjerë viktima dhe fëmijët e shkretë.”

 

Artikuj të ngjashëm