Besa Kokëdhimës kohëve të fundit i kanë hyrë shumë në qejf setet fotografike.
Këngëtarja brenda një kohe të shkurtër ka publikuar disa të tillë me fotografin shqiptar Eugenio Qose i cili vepron në Firencë të Italisë.
Në setin e radhës ajo ka vendosur që të dalë nga studiot duke e realizuar atë në bukuritë e bregdetit shqiptar.
Mirëpo Besa anash nuk po e lë as muzikën, së shpejti do lançoj projektin e saj veror më të ri në bashkëpunim me Dr. Mic.
Dyshja rezultoi e sukseshme me duetin e parë të përbashkët verën e kaluar, kurse për duetin e dytë mbetet të shihet./Prive.al
https://instagram.com/p/4os1zhzGHR
https://instagram.com/p/45Eq7FzGOA