Besa Kokëdhima tmerron fansat me fotografinë e fundit

By

Artistët shqiptarë shpesh kapin kauza nga më të ndryshmet mirëpo të rrallë janë ata si Besa Kokëdhima që për temën e trumbetuar zgjedhin të përcjellin mesazhin në mënyrë të fortë.

Në mesin e një periudhe ku me festën e Falemnderimeve dhe ato që do pasojnë tryezat e mbushura plot ushqim do jenë më të shpeshta nëpër rrjete sociale, përmes një imazhi grafik ajo ka vendosur të sensibilizojë kundër vrasjes së kafshëve për ushqim.

Besa ka postuar një imazh në Instagram që tërheq paralele mes një bebeje në furrë dhe një kafshe duke bërë thirrje që njësoj si fëmijët, as kafshët të mos përdoren për t’i ngrënë.

Mbase e vetëdijshme për një varg komentesh negative që mund të pasojnë, ajo ka sqaruar se nuk barazon gjallesat dhe fotoja nuk është shkrepur nga ajo por kompani që merren ekskluzivisht me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

Ndonëse fotografia mund të jetë pak e vrazhdë, kauza definitivisht duhet admiruar e përkrahur. /Prive.al

alma

Artikuj të ngjashëm