Besa Kokëdhima ka dy fjalë për ‘dashnoren’ e babait

By

Në përgjithësi, këngëtarja Besa Kokëdhima nuk hyn në grupin e këngëtareve që kanë ‘luftë’ me mediat dhe gazetarët.

Këngëtarja e hitit ‘Mos m’le me ra’ preferon të mos polemizojë shpesh me shkrimet në media por duket që një i ri nuk i ka shpëtuar pa koment.

Raportimi i rremë i gazetarit kontravers, Bledi Mane që babai i Besës, Koço Kokëdhima është kapur me dashnore ka bërë që këngëtarja,e njohur për afërsinë shumë të madhe me prindin të reagojë përmes rrjeteve sociale.

Në Instagram ajo ka qeshur me shkrimin e gazetarit që shpesh bën raportime të tilla ‘senzacionale’ duke e këshilluar që të gjej një jetë për vetë, sepse në fakt, vajza në fotografi është motra, Era. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm