Aktori dhe humoristi shumë i njohur nga Shqipëria, Bes Kallaku duket se këto ditë vikendi po i kalon duke hulumtuar në arkivin e tij të fotografive.
Ai sot në një foto të publikuar në Instagram na ka kthyer prapa në kohë edhe atë plot 11 vite pikërisht në vitin 2005, teksa tregon se gjindej në provat e filmit “Koha e kometës”.
Besi në foto shihet duke qëndruar mbi një kalë e ngjarja na rikthen në kujtesë filmin ku aktori morri pjesë vite më parë e si protagonist kryesor i atij filmi ishte Blerim Destani.
Duket se nostalgjia për kohën e kaluar shtyu atë të rihap sirtarin e tij dhe të rikujtoj të shkuarën. /Prive.al/