Nga dasma e tyre dolën momente shumë të bukura, e besa edhe një këngë shumë e bukur. Xhensila Myrtezai dhe Bes Kallaku e shndërruan dasmën e tyre në një ngjarje shumë të madhe në shoubizin shqiptar.
Ndërsa tani nga aktor Besi është shndërruar edhe në këngëtar.
Në dasmën e tij ka realizuar një këngë me Klajdi Harunin. Pjesa e tij sigurisht ka suaza humori, ngase i tillë është Besi, plot hare.
Klipi i këngës që mbanë emrin “Skifterja” është po ashtu special, ngase ka momente të xhiruara në dasmën e madhe të dyshes së famshme, e kënga është shumë melodike e të bën të lëvizësh vendit sapo ta dëgjosh. /Prive.al