Sabriu feston ditëlindjen, urimi i Nerës i papërshkrueshëm!

By

Dikush s’do e besonte se Sabri Fejzullahu ka kaq vjet mbi supe.

Këngëtari i famshëm kosovar ka arritur ta ruajë vitalitetin për tërë këto vjet, dhe sot duket më i ri se ajo moshë që e ka.

Ndërsa në këtë ditë të veçantë për Sabriun, Nera gruaja e tij, e ka uruar me fjalët më të bukura që mund t’i thuhen një partneri.

Me një fotografi ku dyshja shihen bashkë e të lumtur, ajo shprehet tejet e dashuruar në burrin që i zbukuroi jetën.

“Dashni urime të 70-tat. Sonte që nga mëngjesi rrugëtova në mendime për dashurinë që më ke dhuruar këto 31 vjet. Të dëshiroj shëndetin ta kesh e të festojmë gjithmonë me gëzime. Jemi larg shumë, por me zemër të kam shumë afër. Ty i veçanti im, shembull për gjenerata s’të mposhtë asnjë furtunë. Faleminderit që ekziston dashuria ime e përjetshme. Të dua nga thellësia e zemrës. Nera”, i ka shkruar ajo në Instagram, duke e uruar bashkëshortin për ditëlindje.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm