Me të kuptuar që Bes Kallaku ka një fans të vogël i cili po lufton me tumor në tru, aktori u përgatit që ta befasonte.
Ai vendosi që ta vizitonte djalin 12 vjeçar në spital.
Thirrja e artistit për të gjithë shqiptarët ishte që ta ndihmonin djalin, pasi familja e tij nuk ka mundësi ekonomike të përballojë shpenzimet mjekësore.
“Kristi Saka, 12 vjecari me tumor rende, enderronte te me takonte prej vitesh, por ne bashke duhet te bejme realitet qe ai te sherohet ore e me pare! Ne gjendje te rende ekonomike, me baba te paralizuar, e nje nene qe shpreson tek ndihma jone, ju bej thirrje te kontriboni te gjithe sipas mundesive. Fjalet tjera mi kane marre lotet e Kristit e lutjet e nenes se tij per ndihme!”, shkruan Besi. /Prive.al