Në trojet tona u bë këngëtar e me këtë portofolio u nis drejt Turqisë. Por atje nuk u hap dera e industrisë muzikore por ajo e serialeve.
Kjo fushë rezultoi shumë e suksesshme për Bertan Asllanin i cili deri më tani është shfaqur në disa seriale mjaft të shikuara.
Së fundmi është bërë pjesë e kastit të serialit “Göç Zamanı” që në shqip do të thotë “Koha e migrimit”.
Në këtë serial, Bertani shfaqet në rolin e Emre-së e episodi i parë është shfaqur të shtunën e kaluar në kanalin “STAR TV”.
Më poshtë është episodi i parë i “Göç Zamanı”.