Beqare apo në lidhje? Flet Ilda Bejleri

By

a më shumë ajo tregohet hermetike për jetën private, aq më shumë e shton kureshtjen e publikut dhe fansave që e ndjekin. Moderatorja e njohur e Digitalb, vazhdon të tregohet mjaft e kujdesshme dhe stratege në përgjigjet që jep sa herë e pyesin për statusin civil. Diku me një batutë, diku me një ironi, diku edhe duke anashkaluar pyetjen e drejtpërdrejtë, Ilda di të dalë gjithmonë nga situata, edhe pse e di mirë se lajmet dhe thashethemet për të nuk do të ndalen.

Pasi gazetarja e sportit u pa një vit më parë me deputetin Klevis Balliu, me të cilin u përfol se ishte në një lidhje dashurie, ajo nuk e konfirmoi asnjëherë. Por pak kohë më parë, sërish thashethemet se kjo lidhje kishte marrë fund u përhapën shpejt. As ketë herë, Ilda nuk konfirmoi asgjë… Ajo, tashmë e di stilin: heshtje përballë gjithçkaje që flitet për jetën private dhe lajmet asnjëherë nuk do të ndalin.

Megjithatë, pasditen e sotme, e ftuar në “Pushime on Top”, ndërsa foli për periudhën e pushimeve, punën në Digitalb, projektet e reja, si edhe për profilin e saj seksi në gazetari, Ilda nuk i shmangu dot as pyetjet për jetën private. Meqenëse ndodhej në pishinë, në një kamerdare si unazë diamanti, pas pyetjes nëse ajo e ka një unazë të tillë, u përgjigj: “Unë i kam, por ia blej vetes…” – tha duke qeshur, si për t’i paraprirë përgjigjes së pyetjes tjetër: Si është marrëdhënia e Ildës në këtë periudhë? ‘Single’, ‘cheating’, ‘complicated relationship’?

Kësaj të dytës, Ildai përgjigjet: ‘Complicated’ (e komplikuar) do thoja. Jam shumë mirë me veten. Kaq më mjafton” – thotë prerë, por më pas sqaron edhe arsyen: “E komplikuar, sepse, sigurisht, kur një person është i arrirë, në sensin që e di çfarë kërkon, është e vështirë ta gjesh ashtu siç e kërkon dhe ashtu siç ti e dëshiron…”

Po si e dëshiron Ilda partnerin e saj? “Unë jam ndër njerëzit që nuk bëj kompromis… Të jetë pak si unë dhe të më kuptojë. Megjithatë, në momentin që do e përzgjedh, do jem shumë e kujdesshme…”

Artikuj të ngjashëm