Bella Hadid ka zbuluar se cilën procedurë të operacionit plastik ka bërë kur ishte 14 vjeçe. Ajo poashtu ka treguar se është penduar për vendimin.
Bella i tha Vogue për kryerjen e një operacioni të hundës kur ishte adoleshente.
“Do të doja të kisha mbajtur hundën e të parëve të mi. Unë mendoj se do të isha rritur në të. Njerëzit mendojnë se e kam ndryshuar plotësisht fytyrën time për shkak të një fotografie si adoleshente. Jam e sigurt që nuk dukesh njësoj tani si në moshën 13-vjeçare, apo jo? Nuk kam përdorur kurrë mbushës. Le t’i japim fund kësaj. Nuk kam asnjë problem me të, por nuk është për mua. Kushdo që mendon se i kam ndryshuar sytë ose sido që të quhet, s’është e vërtetë”.