Bella Hadid është hapur sërish në lidhje me shëndetin mendor.
Modelja e njohur ka thënë për revistën iD se kishte ankth kronik dhe qante çdo ditë.
“Duke u rritur mendova se ishte normale që kisha këtë ankth kronik dhe këtë shkëputje, duke qarë çdo ditë e duke mos ditur se kush isha”.
Ajo poashtu zbuloi se kishte filluar konsumimin e duhanit që në moshën 14-vjeçare.
“Pavarësisht nëse ka qenë për shkak të çrregullimeve të të ngrënit apo pirja e një pakete Marlboro që në moshën 14-vjeçare, unë jam si, “Oh, kjo është ajo që po bëjnë të gjithë fëmijët”. “E kuptova se ndoshta isha unë duke u përpjekur të kuptoja pse ndihesha kështu. Dhe në realitet, gjithçka që më duhej ishte terapi”, tha ajo.